Të enjten fillojnë ndeshjet kualifikuese për PGL Antwerp Major CS:GO, PGL EUROPE RMR B
20/04/2022
Ndeshje të nxehta na presin nesër (e enjte) në kuadër të PGL EUROPE RMR B, 16 ekipe në garë për t’u kualifikuar në PGL Major, por vetëm tetë më të mirat do ta kenë fatin ta sigurojnë pjesëmarrjen në Major, në këtë listë bënë pjesë edhe ekipi shqiptar, Bad News Eagles.
Kualifikuesja e Evropës B për në PGL Antwerp Major, do të filloj me dy super ndeshja, G2 do të përballet me ekipin Anonymo, ndërsa ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballet me ekipin rus Entropiq.
Turneu kualifikues do të zgjas tre ditë, për të vazhduar pastaj në maj me turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.
Këto janë ndeshjet e para që do të zhvillohen nesër (e enjte) në kuadër të PGL EUROPE RMR B:11:00 G2 – Anonymo11:00 Bad News Eagles – Entropiq12:15 NIP – Endpoint12:15 HEET – SINNERS 13:30 Players – Sangal13:30 Astralis – ASG14:45 Copenhagen Flames – Sprout14:45 Spirit – ENCE
/Telegrafi/


