Please enter at least 3 characters.

Tayna shpërndan imazhe të tjera nga “La Boca”: ‘Jeta është e mirë’

2021/07/tayna-2-e1625247843869.jpg

Derisa po e shijon suksesin progresiv të projektit të ri muzikor, Tayna është duke sjellë imazhe nga prapaskenat e klipit.

Të enjten mbrëma, reperja e suksesshme e lansoi videoklipin e këngës “La Boca” që e ka realizuar në bashkëpunim me reperin algjerian, L’Algerino.

Videoklipi i publikuar në YouTube është duke iu afruar milionëshit të parë të shikimeve, ndërsa Tayna është aktive në Instagram.

(Foto: Instagram/tayna)

Gjatë të premtes, ajo i ka shpërndarë edhe disa fotografi të tjera, të cilat janë realizuar në xhirimet e videos muzikore.

(Foto: Instagram/tayna)

“Jeta është e mirë, më kuptoni çka po them?”, ka shkruar reperja duke ia bashkëngjitur hashtagun e titullit të këngës. /Telegrafi/