Please enter at least 3 characters.

Taylor Swift së shpejti lanson albumin me 11 këngë

2020/12/taylor-swift-willow-hair-wedding-1607692928.jpg

Taylor Swift vazhdon të jetë ndër personazhet më të popullarizuar ndonjëherë.

Ajo për vite me radhë ka arritur që të grumbullojë mbështetës, të cilët e gjithmonë shprehin pëlqim ndaj saj, shkruan Mirror.

Ajo ndërkohë në një postim në rrjetin social Twitter ka bërë të ditur se do të lansojë albumin e radhës.

“Red” mban titullin albumi i cili gjithsej do të ketë 11 këngë unike, të interpretuara në mënyrë të mrekullueshme nga ana e saj.

31-vjeçarja edhe pse së fundmi ka fituar shumë çmime për prodhimtaritë e saj, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Sidoqoftë kësaj, një lajm I tillë është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/