Please enter at least 3 characters.

Taulant Kelmendi: Nuk ka kthim as vazhdim, Peja është gati për kapitullin e ri

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Komunës së Pejës, Taulant Kelmendi, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm politik gjatë fushatës, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar.

“Deri në fitore, e pas fitores, dorë më dorë e derë më derë. Nuk ka kthim mbrapa e as vazhdim të së vjetrës”, tha Kelmendi, duke theksuar se Peja nuk mund të mbetet peng i një pushteti që nuk ka sjellë zhvillim e mirëqenie.

Ai shtoi se lagjet dhe fshatrat e komunës tashmë janë gati për ndryshim, ndërsa 12 tetori do të jetë momenti i kthesës.

“Ky është kapitulli i ri i qeverisjes së mirëqenies, bashkë për Pejën”, u shpreh Kelmendi, duke ftuar qytetarët të rreshtohen përkrah tij në garën zgjedhore. /Telegrafi/