Please enter at least 3 characters.

Tashmë është zyrtare, po ndodh ribashkimi i aktorëve të “Friends”

2020/02/Friends1-1-e1582325882682.jpg
178:"The Cast Of "Friends" 1999-2000 Season. From L-R: David Schwimmer, Jennifer Aniston, Courteney Cox Arquette, Matthew Perry, Lisa Kudrow And Matt Leblanc. (Photo By Getty Images)
12:"Getty Images

Ribashkimi i ekipit të aktorëve të hit serialit, “Friends”, po ndodh dhe tashmë kjo është konfirmuar edhe zyrtarisht.

Pjesëtarët e trupës së aktorëve – Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, David Schwimmer dhe Matt LeBlanc – që të gjithë e kanë shpërndarë në Instagram në të njëjtën kohë lajmin e gëzuar.

Ata e kanë postuar një fotografi të vjetër që ishte publikuar në vitet e nëntëdhjeta nga revista Rolling Stone.

“Po ndodh”, është përshkrimi i shkurtër që kanë zgjedhur, ndërsa e kanë etiketuar edhe HBO Max për të treguar se ku do të transmetohet seriali.

Falë Netflixit, seriali që është transmetuar gjatë viteve 1994 – 2004, ka siguruar fansa të gjeneratave të reja, ndërsa tash do të emetohet në HBO Max pasi ky shërbim i ka siguruar të drejtat.

Është raportuar se do të jetë një episod special njëorësh, në të cilën gjashtë aktorët do të shfaqen për herë të parë bashkë në ekran pas 16 vitesh. /Telegrafi/