Please enter at least 3 characters.

Tanja Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën

2016/05/hhhh-1.jpg

Parlamenti Evropian ka emëruar eurodeputeten sllovene Tanja Fajon raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, Fajon, e cila ka thënë se është e gëzuar me këtë emërim.

“Jam e gëzuar që emërohem nga Parlamenti Evropian raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pres me padurim që të bëjë të mundur që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm”, ka shkruar ajo.