Tallja e Ibras me mjekun: Vrapo, është lënduar rëndë... (Video)
11/11/2014
Ai është padyshim një nga karakteret më interesantë në futbollin modern. Nuk i pëlqen kur mbrojtësit e godasin, shënon gola magjikë, ndërsa nuk mungon edhe ana komike.
Ibra u kthye nga lëndimi në ndeshjen kundër Marseille, në pjesën më të madhe të së cilës ishte në bankën rezervë.
Mirëpo, ai nuk ka lejuar që koha t’i kalojë kot. Ndiqeni videon e mëposhtme, ku 32-vjeçari i thotë mjekut se njëri nga lojtarët ka pësuar një lëndim të rëndë... /Telegrafi/


