Please enter at least 3 characters.

Talebanët: Amerikanët është dashur të na informojnë para sulmit

2016/01/taleban-euml-t-vrasin-tre-ushtar-euml-pakistanez-euml_hd.jpg

Sulmi amerikan me dron, në të cilin u vranë dy anëtarë të ISIS-it, ka hasur në kritikat e talebanëve.

"Amerikanët duhet të na kishin informuar para sulmit me dron", tha një zëdhënës i talebanëve për reuters.

"Ishte një sulm në territorin e Afganistanit. Dy persona u vranë dhe dy gra dhe një fëmijë u plagosën", shtoi ai.

Një zëdhënës i talebanëve pohon se grupi militant islamik, i cili pushtoi Afganistanin në një çast, "shumë shpejt do të kontrollojë plotësisht aeroportin".

"Ne mund të kemi nevojë për ndihmën e Katarit ose Turqisë për të menaxhuar aeroportin, është shumë herët për të thënë", shtoi ai. /Telegrafi/