Surroi: Coronavirusi të trajtohet si çështje e sigurisë shtetërore
23/02/2020
Publicisti Veton Surroi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta trajtojë me maturi çështjen e sigurisë shëndetësore, për shkak të përhapjes së coronavirusit në Itali.
Surroi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përhapja e coronavirusit në Itali shton gjasat e arritjes edhe në Shqipëri e Kosovë.
Postimi i plotë i Surroit:"Një sugjerim Qeverisë së Kosovës:Virusi korona tashmë ka mbërritur në Itali dhe gjasat nuk janë të vogla që të arrijë në Shqipëri, rrjedhimisht në Kosovë.Do të ishte shenjë maturie dhe parandalim paniku që çështja e virusit të trajtohet si çështje e sigurisë shtetërore dhe që të ngrihet niveli i përgatitjes (përfshirë informimin publik) për parandalimin e përhapjes së tij" ka shkruar Surroi. /Telegrafi/


