Superliga rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 14-të, luhet të shtunën dhe të dielën
20/11/2025
Superliga e Kosovës rikthehet në aksion pas ndeshjeve të Kombëtareve.
Kësisoj në xhiron e 14-të në program janë pesë ndeshje për t'u zhvilluar, dy të shtunën dhe tre të dielën.
Ndeshja hapëse e kësaj xhiro është mes Prishtinës së Re dhe Dritës të shtunën me fillim nga ora 13:00 në Lipjan.
Ndërkohë të njëjtën ditë nga ora 18:00 Prishtina pret Malishevën në 'Fadil Vokrri'.
Të dielën në program janë edhe tre duele të tjera, me Ballkanin që pret Llapin.
Gjilani para adhuruesve të vet takohet me Ferizajn, ndërsa sfida tjetër do të jetë mes Dukagjini dhe Drenicës. /Telegrafi/


