Super gol nga Florenzi, Roma është e pagabueshme (Video)
13/03/2016
Roma ka ngritur epërsinë në udhëtim te Udinese 2-0.
Skuadra e Luciano Spalletit po luan mençur dhe kështu ka shënuar edhe golin e dytë në këtë takim.
Ka qenë kapiteni i kësaj skuadre në këtë sfidë Alessandro Florenzi që ka shënuar një gol të bukur pas asistimit të Salah.
Roma është duke shkuar drejt fitores së tetë radhazi në Serie A. /Telegrafi/


