Please enter at least 3 characters.

Sulm ndaj personit zyrtar, lëndohet një polic

2018/05/Policia-e-Kosovesss.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka bërë rezistencë aktive ndaj zyrtarëve policorë në detyrë gjatë një intervenimit.

Në njoftim bëhet e ditur se një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në rrugën "Nebih Gashi" në Prishtinë, të dielën në ora 03:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/