Please enter at least 3 characters.

Stuhia e pluhurit mbuloi tërësisht një qytet në Kinë (Video)

2017/08/Stuhia-e-pluhurit-mbuloi-tërësisht-një-qytet-në-Kinë-foto.jpg
18:"© www.thepaper.cn

Banorët në Ejina të Kinës janë mbyllur brenda për të shmangur pluhurin e dendur që ka sjell një stuhi.

Më poshtë mund ta shihni këtë valë pluhuri që i afrohet qytetit, nga hapësira të ndryshme si autostrada, stacion treni dhe shtëpi, transmeton Telegrafi.

Raportohet se pas një kohe që mbuloi zonën në tërësi, pluhuri është larguar dhe situata i është kthyer normalitetit.

Por, njëjtë nuk ka ndodhur edhe gjatë muajit maj në Pekin, kur një stuhi e ngjashme ka bllokuar qarkullimin për disa orë.

Ky fenomen që shkaktohet nga papastërtitë dhe smogu, është bërë i shpeshtë në këtë shtet, kryesisht në zona industriale. /Telegrafi/