Please enter at least 3 characters.

Studentë të Fakultetit Filozofik të UP-së i dhuruan Ramës plisin me simbolin e UÇK-së, çka u tha kryeministri në takim?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në një takim Këshillin Studentor të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë video-kartolinë të vizitës së Këshillit Studentor të Fakultetit Filozofik të Prishtinës në Kryeministri, pas vizitës sime në auditorin e tyre në Prishtinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

E këtë takim, Rama foli për politikën, marrëdhëniet ndërkombëtare, paralajmërimet për hapjen e konsullatës së Shqipërisë në Luginë të Preshevës dhe atë të Serbisë në Shkodër.

“Të hapësh një konsullatë të Serbisë ku s’ka fare serbë dhe të marrësh një konsullatë të Shqipërisë ku janë shqiptarët atje në pikë të hallit, kuptohet shumë mirë se çfarë është kjo. Këta ‘jo se po na vinë serbët të na marrin Shkodrën’”, tha ai.

Tutje, kryeministri Rama u rekomandoi studentëve që të lexojnë librin e Henry Kissinger për lidershipin.

Studentët pas bashkëbisedimit me Ramën ia dhuruan një plis me simbolin e UÇK-së. /Telegrafi/