Please enter at least 3 characters.

Spursat kandidatë seriozë për top-katërshe

2016/01/f.0504182731956_m.jpg

Spursat kanë shënuar fitore prej 1-0 në White Hart Lane kundër Southamptonit.

Heroi i takimit ishte njeriu kryesor i skuadrës, Gareth Bale, i cili shënoi në minutën e 86-të.

Tottenham Hotspur pozicionohet në vend të katërt me pikë të barabarta me Chelsean (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar) që gjendet një pozitë më lartë dhe me një pikë më shumë se Arsenali që është një pozitë më poshtë.

Ndërkaq, Manchester City ka barazuar pa gola si mysafir i Swanseas. /Telegrafi/