Please enter at least 3 characters.

‘Special X’, Unitedi nuk di të fitojë në Ligën Premier

2016/10/1477755469734_lc_galleryImage__NOT_INCLUDED_IN_ONLINE_D.jpg
31:"© Magi Haroun/REX/Shutterstock

Ka kaluar edhe java e katërt në Ligën Premier dhe nuk ka fitore për Manchester Unitedin.

‘Djajtë e Kuq’, llogariteshin favorit absolut para ndeshjes me Burnleyn, mirëpo nuk kanë arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0.

Juan Manuel Mata ishte kapiten i Unitedit në këtë përballje

United që nga fillimi i ndeshjes kërkoi golin, mirëpo nuk e arriti një gjë të tillë.

Ndërkohë futbollistët mbetën të vetëm në fushë, kur gjyqtari Mark Clattenburg përjashtoi Mourinhon nga loja i cili protestoi për një penallti të pa dhënë.

Sikur mos të mjaftonte përjashtimi i Mourinhos, Clattenburg përjashtoi edhe mesfushorin spanjoll, Ander Herrera pas dy kartonëve të verdhë.

Barazimi ndaj Burnleyt ishte i treti në katër ndeshjet e fundit për Unitedin që ka pësuar edhe një humbje.

Pas kësaj pike të fituar, Manchester United ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara.

Momenti kur Ander Herrera u përjashtua nga loja

Aktualisht ‘Djajtë e Kuq’, janë tetë pikë mbrapa liderit Manchester City.

Në javën e ardhshme, United do të ketë një ndeshje tjetër të vështirë, pasi do të udhëtoj në Uells për tu takuar me Swansean. /Telegrafi/

Jesse Lingard në një duel me Tom Heaton