Please enter at least 3 characters.

Spahiu: Politikanët dhe hoxhallarët e Kosovës frikacakë, kanë hequr dorë nga Xhamia e Ibrit

2016/01/spahiu-politikan-euml-t-dhe-hoxhallar-euml-t-e-kosov-euml-s-frikacak-euml-kan-euml-hequr-dor-euml-nga-xhamia-e-ibrit_hd.jpg

“Zhurma rreth Urës së Ibrit është kamuflimi më i madh politik aktual ne Kosove? Përmes marrëveshjes në Brukselit, Beogradi tenton që ta kamuflojë çështjen e Xhamisë së Ibrit, e cila ishte xhamia me vjetër në Mitrovicë dhe që u dogj deri në themel nga forcat serbe në prill 1999”, ka deklaruar Spahiu.

Më tej ai ka shtuar se përmes projektit të BE-së dhe marrëveshjes në Bruksel me pretekstin e hapjes së Urës së Ibrit tentohet që në vend të Xhamisë së Ibrit të bëhet fushë basketbolli ose lulishte në mënyrë që kushdo që do e ngrejë çështjen e rindërtimit të Xhamisë së Ibrit të merr përgjigjen se ky është projekt evropian dhe marrëveshje e Brukselit.

“Në fakt ajo që heqë barrikadën psikologjike mes Jugut e Veriut nuk është Ura e Ibrit por Xhamia e Ibrit,” ka theksuar Spahiu.

“Politikanët tanë nuk po merren me xhaminë nga frika se mos po etiketohen si fundamentalistë, kurse hoxhallarët tanë kanë frikë se duke u marrë me xhaminë që e dogjën ortodoksët serbë, po u zbehet fushata e tyre e pakuptimtë kundër katolicizmit dhe shiizmit”, ka shkruar Spahiu në FB. /tesheshi.com/