Please enter at least 3 characters.

Southgate: Na kanë pritur shumë mirë në Kosovë, duam të bëjmë një ndeshje të mirë

2019/11/Southgate-Kosova.jpg
200:"PRISTINA, KOSOVO - NOVEMBER 16: England manager Gareth Southgate speaks to the press during the England press conference on November 16, 2019 in Pristina, Kosovo. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Southgate ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovën, të vlefshme për eliminatoret Euro 2020, në kuadër të Grupit A.

Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.

Për këtë ndeshje dhe pritjen pozitive në Kosovë ka folur trajneri i Tre Luanëve, Southgate, në konferencë për shtyp.

"Na kanë pritur shumë mirë që kur kemi zbritur në Prishtinë. Duam të bëjmë një ndeshje të mirë", ka thënë fillimisht Southgate.

Southgate dhe Harry Winks në konferencë (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"Ne kualifikimin e kemi të siguruar, por duhet të përmirësohemi në disa aspekte. Në fushë do të kuptojmë forcën e vërtetë të Kosovës".

"Mezi pres ta shoh atmosferën për ndeshjen e nesërme. Kosova pasi që nuk arriti të kualifikohet do të luaj pa presion andaj kjo ju krijon përparësi Kosovës për fitore".

"Joe Gomez e ka pësuar një goditje në gju dhe ndaj nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj Kosovës.

"Sa i përket çështjes mes Gomez dhe Sterling mund të them se gjithçka është zgjidhur".

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet të dielën në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/