Please enter at least 3 characters.

Sot vranët dhe me diell, temperaturat deri në 12 gradë

2024/11/sheshi-Nene-Tereza-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërsa vende-vende me mjegull.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë  nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/