Sot në Kosovë, mot i vranët dhe me shi
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
05/10/2024
Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/


