Please enter at least 3 characters.

Sot, mot me shi dhe borë

2019/01/te-reshurat-me-bore-e-shi-foto-ridvan-slivova-1-e1549344816615.jpg
14:"Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot në vendin tonë parashihen reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Shpejtësia e erës do të rritet deri 11m/s në rrafsh të Kosovës, kurse pjesa veriore e Dukagjinit shpejtësinë maksimale të erës parashihet ta arrijë mbi 20m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike ato do të jenë relativisht stabile, për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. /Telegrafi/