Please enter at least 3 characters.

Sot mbledhja e Qeverisë, në rend dite shqyrtimi i propozim-vendimit për shtesat 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

2024/11/QEVERIA2.jpg

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ndërsa në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për shtesat 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet në ora 10:00.

Në rend dite janë gjithsej nëntë pika, ndërsa pikë e parë është propozim-vendimi për shtesat.

Po ashtu, Qeveria do të shqyrtojë Propozim-vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminalit Doganor në Merdar.

Të gjitha pikat e rendit të ditës mund t’i shihni këtu.