Please enter at least 3 characters.

Sot bëhet hapja e bibliotekës së re në Prishtinë

2016/08/biblioteka.jpg

Sot do të bëhet përurimi i Bibliotekës së re "Hivzi Sylejmani", në lagjen Dardania të kryeqytetit.

Kështu është bërë e ditur, përmes një njoftimi nga Komuna e Prishtinës, në të cilin thuhet se hapja solemne e objektit të ri të bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, do të bëhet sot rreth orës 15:00.

Në hapje do të marrin pjesë drejtorët e drejtorive të Komunës së Prishtinës, si dhe kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.