Please enter at least 3 characters.

Solskjaer kërkon shitjen e Pogbas

2019/06/Solskjaer-Pogba.jpg
353:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 26: Ole Gunnar Solskjaer, Interim Manager of Manchester United and Paul Pogba of Manchester United celebrate following their sides victory in the Premier League match between Manchester United and Huddersfield Town at Old Trafford on December 26, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është i etur për të parë Paul Pogba të shitur nga klubi këtë verë.

Sipas mediumit britanik The Daily Star, Solskjaer është e përgatitur për të lënë të lirë Pogban dhe i ka thënë drejtuesve ta shesin yllin e palumtur për ofertuesin më të lartë.

Kjo kërkesë e trajnerit norvegjez hap rrugën për shitjen e Pogbas dhe për të siguruar një 'infuzion' të mirë financiar prej 140 milionë funtesh.

Klubi italian, Juventusi është i interesuar ta rikthej lojtarin këtë verë, ndërsa edhe Real Madridi pëlqen fituesin e Kupës së Botës me Francën.

Pogba thuhet se favorizon një kthim te Juve - vetëm tre vjet që kur i la ata për ri-bashkimin me Unitedin në një marrëveshje prej 90 milionë funtesh.

Solskjaer dhe Pogba (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Solskjaer është i etur ta shes Pogban për të mbledhur fonde për nënshkrimet e reja pasi u tha se ai ka vetëm 100 milionë funte për të shpenzuar para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Ai është nën presion për të rishikuar skuadrën e tij, por nënkryetari ekzekutiv Ed Ëoodëard nuk është i gatshëm të investojë më shumë nënshkrime. /Telegrafi/