Socialistët meritojnë të përqeshen
Ilustrim
Foto: Steve Lillie/Alamy Stock Photo
Humori i ndaluar nga epoka sovjetike ofron një kujtesë të fuqishme për atë që “ngrohtësia e kolektivizmit” nënkuptonte në të vërtetë për ata që e duruan atë.
Nga: David Harris / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Kolektivizmi është rikthyer në modë si lëvizje politike. Shumë kohë pasi blloku sovjetik u shemb dhe pavarësisht dështimeve shkatërrimtare të Kubës dhe Venezuelës, disa të rinj në Perëndim, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, po tërhiqen nga kënga e sirenës e marksizmit, komunizmit, antikapitalizmit dhe socializmit demokratik.
Duan ndryshim radikal politik, rishpërndarje ekonomike dhe barazi shoqërore, këmbëngulin ata. Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyese për mënyrën se si përfundoi e gjithë kjo në të kaluarën dhe nëpër kontinente. Por, dreqi ta hajë, kujt i intereson historia këto ditë? E parëndësishme. E papërshtatshme. E përzgjedhur sipas qejfit. Por, ka një tjetër udhërrëfyes të mundshëm: humori.
Ngrohtësia e kolektivizmit, sipas fjalëve të çmuara të kryebashkiakut të Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, krijoi një industri të tërë ilegale. E, si mund të mos e krijonte? Në fund të fundit, sipas fjalëve të Mark Twainit: “Burimi i fshehtë i vetë humorit nuk është gëzimi, por pikëllimi. Në Parajsë nuk ka humor”. Pra, si dukej në të vërtetë kolektivizmi në praktikë?
Merrni parasysh disa nga barsoletat e ndaluara politike që qarkullonin gjatë komunizmit.
“Hë, Ivan, ne kemi shumë më tepër liri. Mund të qëndroj përpara Shtëpisë së Bardhë dhe të bërtas: ‘Presidenti amerikan është i pavlerë’. Askush nuk do të më arrestojë”.
“Kjo s’është asgjë, Xhoni. Edhe unë mund të qëndroj përpara Kremlinit dhe të bërtas: ‘Presidenti amerikan është i pavlerë’. Jo vetëm që askush nuk do të më arrestojë, por udhëheqësi ynë kombëtar ka të ngjarë të dalë vetë për të më përgëzuar”.
Po ekonomia, premtimi për rishpërndarjen e pasurisë dhe eliminimi i supozuar i pabarazisë?
“Paradite apo pasdite”? - pyeti Pjotri.
“Pse duhet ta dini këtë tani”? - pyeti shitësi.
“Sepse hidrauliku do të vijë atë mëngjes”.
Dhe, pastaj ishte premtimi i “vëllazërisë së kombësive” dhe i një kontrate të re shoqërore. Hëm, si përfundoi kjo?
Të hutuar, ata e pyesin pse.
Duke marrë frymë me vështirësi, ai thotë: “Nëse të gjithë hebrenjtë këtu zhduken, kush mendoni se do të jenë shënjestrat e ardhshme sovjetike? Ne”.
Përgjigje: Sepse e quajti një ministër të qeverisë budalla. Tri vjet ishin për fyerjen e një zyrtari të partisë. Dhjetë vjetët e tjera ishin për zbulimin e një sekreti shtetëror.
“Shoqe, na trego për besimtarët e tjerë të vërtetë marksistë që takove gjatë kohës që ishe atje”?
“Në fakt, takova vetëm një”, u përgjigj ajo.
“Dhe, kush ishte ai”? - pyeti një koleg.
“Smithi, një turist nga Sietli”.
Barsoletat ishin për të qeshur, sepse alternativa shpesh nuk ishte e tillë.
Në të vërtetë, përvojat e jetuara të atyre që rrezikuan gjithçka për t’i krijuar dhe për t’i shpërndarë këto barsoleta nuk ishin aspak për të qeshur. Ato ishin barsoleta të lindura nga mungesat, represioni, frika, censura dhe absurditetet e një sistemi që premtonte çlirim, ndërkohë që mohonte lirinë individuale dhe sillte stagnim ekonomik dhe pabarazi shoqërore.
As ndonjëra prej këtyre nuk duhet trajtuar thjesht si relike zbavitëse e së kaluarës. Sot, kur disa kërkojnë të shfrytëzojnë zhgënjimin me rendin ekzistues ekonomik dhe politik duke ripaketuar idetë e vjetra kolektiviste me një gjuhë të re, barsoletat ofrojnë një paralajmërim të dobishëm.
Historia mund të jetë e ndërlikuar. Mund të jetë e lodhshme. Por, ndonjëherë barsoleta kujton atë që sloganet pa vlerë duan që ne ta harrojmë. /Telegrafi/


