Smoothie nga boronicat dhe farat chia
17/08/2018
Kjo smoothie është e pasur me antioksidantë dhe vitamina esenciale, proteina, fibra dhe omega-3 të shëndetshme, e përgatitur pa i shtuar sheqer.Përbërësit:- 2 lugë fara chia,- 350 ml qumësht bajameje,- 150 g boronica (bën edhe të ngrira),- 1 lugë gjalpë/vaj kokosi,- 1 lugë e vogël çaji vaniljeje ekstra,- kanellë.
Farat chia qitni në një enë dhe shtoni 120 ml qumësht bajameje.
Përzieni mirë dhe lini të qëndrojnë së paku 15 minuta.
Merrni të gjithë përbërësit e tjerë dhe shtojani farave chia dhe përzieni derisa të përftoni tretje homogjene, transmeton Telegrafi.


