Please enter at least 3 characters.

Sllogani “Shpendiedhe4”, tani edhe me dizajn (Foto)

2017/04/Shpend-Ahmeti-seanca-e-kuvendit-komunal-prishtine-foto-ridvan-slivova-02-e1492540055256.jpg
14:"Ridvan Slivova

Se rikandidimi i Shpend Ahmetit, për të parin e Prishtinës, po forcohet çdo ditë e më shumë, kjo mund të vërehet edhe nga përkrahja që ai po e merr nga anëtarësia e partisë.

I pari që paralajmëroj që Ahmeti do të bëhet pjesë e garës për ta ruajtur titullarin e kryeqytetit, ishte sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dardan Molliqaj, me hashtagun “Shpendiedhe4”.

Por, aktivistë të LVV-së, slloganin, i cili me gjasë do ta shoqëroj Ahmetin në zgjedhjet lokale, që priten të mbahen në muajin nëntor, nuk e kanë lënë pa dizajn.

Pritet të shihet se a do të përdoret ky dizajn edhe gjatë fushatës zgjedhore./Telegrafi/