Skriniari objektiv kryesor i Barçës
245:"MILAN, ITALY - MARCH 11: Milan Skriniar of FC Internazionale Milano gestures during the serie A match between FC Internazionale and SSC Napoli at Stadio Giuseppe Meazza on March 11, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
(Foto: Getty Images)
12:"Getty Images
26/03/2018
Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi qendror për sezonin e ri.
Ata tash e disa kohë janë në gjurmët e Stefan de Vrij, i cili gjatë verës do të jetë lojtar i i lirë, kjo pasi i mbaron kontrata me Lazion.
Por, qëllimi kryesor është Milan Skriniar i Interit, që po shkëlqen me fanellën zikaltër.
Klubi italian nuk e ka ndërmend të shes, por nëse katalunasit janë të gatshëm të paguajnë mbi 70 milionë euro, atëherë gjërat do të ndryshojnë.
Sipas Mundo Deportivos, në listë është edhe De Ligt i Ajaxit.
Barcelona në qendër të mbrojtjes ka edhe Gerard Piquen, Samuel Umtitin dhe Yerry Minan.
Ky i fundit erdhi gjatë janarit, por duket se ende nuk ka bindur Ernesto Valverden. /Telegrafi/


