Skandal në Spanjë: Real Madrid TV e përsëriti 245 herë një rast të dyshuar për penallti pas ndeshjes me Betis
Real Madrid TV ka shkaktuar reagime pas barazimit 1-1 ndaj Real Betisit në “La Cartuja”, pasi gjatë analizës pas ndeshjes transmetoi pamjet e një rasti të dyshuar për penallti plot 245 herë.
Sipas mediumeve të huaja, kanali i klubit u fokusua te një moment kur mbrojtësi i Betisit, Ricardo Rodriguez, dyshohet se preku topin me dorë brenda zonës, por gjyqtari Cesar Soto Grado vazhdoi lojën rastin, ndërsa edhe VAR-i nuk e riktheu për rishikim.
Real Madrid TV e cilësoi këtë si një “skandal”, duke e quajtur gjithë situatën si të denjë për “Librin e Rekordeve Guinness” për shkak të përsëritjes së vazhdueshme të pamjeve.
Në reagimin e tij, Real Madrid TV goditi edhe drejtuesit e futbollit spanjoll, duke përmendur presidentin e La Ligas Javier Tebas, kreun e RFEF-se Rafael Louzan dhe CTA-n, duke e lidhur situatën me skandalin “Negreira” që lidhet me Barcelonën.
🔈 Así se analizó en Real Madrid TV el penalti robado frente al Betis
No creía mucho en la remontada, pero por si las moscas nos hunden un poquito más.
Cualquier calificativo se queda corto al definir la mugrienta Liga Negreirapic.twitter.com/LCRZn5Gqp6
— Madrid Sports (@MadridSports_) April 25, 2026
“Është Liga e Negreira... një klub që i pagoi zëvendëspresidentit të gjyqtarëve për 17 vjet”, u shpreh kanali i Real Madridit.
Megjithatë, raportimet theksojnë se Real Madrid TV nuk i kushtoi vëmendje një pretendimi të Betisit për një prekje me dorë më herët në ndeshje, duke vazhduar të transmetojë vetëm pamjet e rastit të Rodriguezit në seri prej pesë përsëritjesh.
Ndërkohë, trajneri Alvaro Arbeloa u shpreh i zemëruar, duke insistuar se ishte “penallti e pastër” dhe se VAR-i duhej ta rishikonte rastin.
Real Madrid TV e quajti situatën “manipulim”, në një periudhë ku skuadra po kalon presion të madh pas rezultateve zhgënjyese dhe mungesës së trofeve, teksa klubi ka pasur përplasje edhe me La Ligan në nivel institucional./Telegrafi/


