Please enter at least 3 characters.

Situata e grupit të Kosovës pas fitores ndaj Lituanisë

2024/10/Screenshot-2024-10-12-172614.png

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve. Dardanët bëjnë pjesë në Grupin B të Ligës së Kombeve, ku pjesë e grupit janë edhe Rumania, Qipro dhe kundërshtari i sotëm Lituania.Pas fitores si mysafir në Qipro, kjo ishte fitorja e dytë me radhë, që vjen po ashtu në fushë mysafire.

Aktualisht Kosova ka 6 pikë, aq as ka edhe Rumania, që ka një ndeshje më pak.

Rumunët luajnë si msyafir të Qipros në mbrëmjen e sotme.Qipro ka 3 pikë, ndërsa Lituania mbetet e fundit pa pikë.

Kosova ndeshjen e radhës e luan pas tri ditësh në Prishtinë, ku pret Qipron. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore