Please enter at least 3 characters.

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B12

2018/12/Vitamin-B12-deficiency-symptoms-If-your-breath-smells-like-this-you-could-be-at-risk-1057839.jpg

Vitamina B12 është vitaminë e rëndësishme për trupin – mungesa e kësaj vitamine ka ndikim të dukshëm në trup.

Kjo vitaminë e ndihmon trupin t’i krijojë qelizat e kuqe të gjakut, ndërkaq mungesa e vitaminës B12 rezulton në dështimin e trupit për të krijuar mjaftueshëm vitamina të tilla, transmeton Telegrafi.

Furnizimi i shkurtë me qeliza të kuqe të gjakut mund t’i shkaktojë indet dhe organet në trup të kenë mungesë oksigjeni, gjë e cila shkakton anemi.

Anemia mund të shpijë në probleme të zemrës dhe mushkërive.

Ka shumë simptoma të ndryshme të cilat tregojnë se keni mungesë të kësaj vitamine – duke filluar nga zverdhja e lëkurës e deri te të dridhurat e zemrës.

Megjithatë, një shenjë tjetër e cila tregon qartë se keni mungesë të vitaminës B12 është era e keqe e gojës.

Kjo për shkak se mungesa e vitaminës shkakton që një numër i enzimave të cilat ndihmojnë në sistemin e tretjes të zvogëlohen në enë të gjakut.

Kjo pastaj e rritë sasinë e toksinave në gjak, e cila ka potencial të shkaktojë erë të keqe të gojës.

Normalisht se në raste të tilla kura më e mirë natyrale është konsumimi i ushqimeve të duhura që përmbajnë sasi të mjaftueshme të vitaminës B12.

Ushqimet që përmbajnë vitaminën e tillë janë pemët, perimet, produktet arrore, farat, mishi, vezët dhe yndyrat e shëndetshme si vaji i kokosit, avokado dhe vaji i ullirit.

Përndryshe, simptomat tjera të mungesës së vitaminës B12 janë këto:

- Lodhja e tepërt
- Problemet me frymëmarrje pas aktiviteteve të pakta fizike
- Të rrahurat ndryshe të zemrës
- Dhimbjet e kokës
- Apetiti i vogël
- Gjuha apo goja e tharë. /Telegrafi/