Please enter at least 3 characters.

Simeone shpërfill Interin për PSG-në?

2017/05/simeone-1-e1493920487789.jpg

Shpresat e Interit për kapjen e trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone për sezonin e ardhshëm kanë marr një goditje të re, pasi thuhet se argjentinasi është afër Paris Saint-Germainit.

Me humbjen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit dhe pozitën jo të mirë në La Liga, Simeone ka më shumë gjasa të largohet nga klubi i tij në fund të sezonit.

Nerazzurët tashmë ishin duke kërkuar një zëvendësim më joshës për Stefano Piolin dhe kishin qenë prej kohësh të lidhur me një goditje për lojtarin e tyre të mëparshëm, Simeonen.

Megjithatë, tani Mediaset Premium, Sky Sport Italia dhe burime të tjera paralajmërojnë se Simeone është në bisedime me Paris Saint-Germain, të cilët gjithashtu do të punësojnë Bertan si drejtor i ri i sportit në vend të Patrick Kluivert, përcjell Telegrafi.

Antonio Conte mbetet kandidati tjetër kryesor, por dëshiron të shohë Chelsean në Ligën e Kampionëve pas sezonit të tij debutuese në Ligën Premier. /Telegrafi/