Please enter at least 3 characters.

Simeone: Atletico pati vetëm një rast, Juve u kualifikua me meritë

2019/03/DiegoSimeone-1.jpg
279:"TURIN, ITALY - MARCH 12: Head coach Diego Simeone of Atletico Madrid looks on during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Juventus and Club de Atletico Madrid at Allianz Stadium on March 12, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Diego Simeone ka thënë se Juventusi luajti shumë më mirë se Atletico Madridi në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër përmbysi gjithçka në Allianz Stadium dhe u kualifikua në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

“Juventusi luajti më mirë . Ishte një rast i Alvaro Moratas, por asgjë më shumë. Juve vazhdimisht sulmonte dhe hynte në zonën tonë, prandaj duhej të mbroheshim".

Diego Simeone (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Duhet ta uroj Juven, sepse sulmoi mirë. Ata luajtën më mirë dhe e merituan fitoren. Është e vërtetë, edhe ne bëmë gabime, por ata luajtën më mirë taktikisht dhe në topat e dytë".

"Juventusi luajti njësoj si ne në ndeshjen e parë. Ne vuajtëm dhe ata u kualifikuan me meritë në çerekfinale".

"Mendoj se fuqia më e madhe e Juves është te aftësia për të bërë presion. Edhe kur i shmangeshim presionit, nuk ishim aq të mirë me topat e dytë", ka thënë Simeone për Sky Sport Italia. /Telegrafi/