Simeone: Atletico do t’i arrijë objektivat nëse luan si në pjesën e parë ndaj Realit
260:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 01: Diego Simeone, Manager of Atletico Madrid looks on during the La Liga match between Real Madrid CF and Club Atletico de Madrid at Estadio Santiago Bernabeu on February 01, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
Diego Simeone në ndeshjen ndaj Realit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
01/02/2020
Diego Simeone beson se Atletico Madridi do të ketë një sezon të suksesshëm nëse luan ashtu si luajti në pjesën e parë të derbit madrilen.
Los Rojiblancos luajtën më mirë në 45 minutat e para ndaj Real Madridit, duke krijuar disa raste të mira, ndërsa fituesin e vendosi një gol i Karim Benzemas në gjysmën e dytë.
“Kam një skuadër shumë konkurruese dhe me siguri se do t’i arrijmë objektivat tona nëse luajmë si në pjesën e parë, gjë që ishte e kënaqshme”.
“Në pjesën e dytë, goli u shënua pas një kombinimi në krah dhe në fund e kërkuam golin e barazimit me krenari”.
“Po largohemi me shije të hidhur që nuk morëm rezultat. Duhet të vazhdojmë tutje”, ka deklaruar Simeone në prononcimin pas ndeshjes. /Telegrafi/


