Please enter at least 3 characters.

Silva tregon se ku do të pensionohet

2016/01/silva-tregon-se-ku-do-t-euml-pensionohet_hd.jpg

Edhe pse ka fituar gjithçka me Paris Saint Germain në Francës, Thiago Silva nuk dëshiron të ndryshoj mjedisin.

Madje, ish mbrojtësi i Milanit shpreson ta mbyllë karrierën te skuadra nga Parisi, me të cilën ka kontratë deri në verën e vitit 2018.

“Dua ta mbyll karrierën këtu. Do të flas me presidentin Al Khelaifi nëse mund të arrijmë një tjetër marrëveshje”.

“Unë e dashuroj këtë qytet ashtu siç dua edhe Rio De Janeiron. Fëmijët e mi janë rritur në Paris dhe mendoj se ky është një qytet që të ofron çdo komoditet të mundshëm”, ka deklaruar ai

“Jeta duhet të shkojë përpara pavarësisht sulmeve terroriste. Ditët e fundit kanë qenë të vështira për të gjithë ne por atmosfera në stadium nuk ka ndryshuar sepse njerëzit janë të bashkuar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për Francën në këto momente”, ka theksuar reprezentuesi i Brazilit.