Please enter at least 3 characters.

Silva: Neymar e di se ka gabuar

2019/09/Neymarthiagos.jpg
303:"LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 17: Neymar Jr, Thiago Silva and Marquinhos of Paris Saint-Germain speak as Paris Saint-Germain walks the pitch on the eve of their UEFA Champions League Match against Liverpool at Anfield on September 17, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Mark Robinson/Getty Images)
12:"Getty Images

Thiago Silva mendon se bashkëlojtari i tij te Paris Saint Germaini, Neymar, është shumë i vetëdijshëm për gabimet që i ka bërë gjatë afatit kalimtar veror.

Braziliani ishte lidhur me një rikthim te Barcelona gjatë kësaj vere, ndërsa nuk e kishte fshehur dëshirën për të luajtur sërish në Camp Nou.

"Ai e di se ka bërë gabime, mirëpo nuk ka pasur qëllime të këqija. Ky djalosh është i mrekullueshëm, shpresoj të ketë një sezon të shkëlqyer. Do të jetë po ashtu e paharrueshme, sepse PSG do ta festojë 50-të vjetorin", ka theksuar 34-vjeçari.

(Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Ai ka thënë njëherësh se edhe trajneri Thomas Tuchel llogarit në shërbimet e sulmuesit për të pasur ndikim të madh në suksesin e skuadrës.

Neymar iu bashkua PSG-së në vitin 2017 për 222 milionë euro duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori, mirëpo qëndrimi i tij në Parc des Princes është shoqëruar me lëndime dhe kundërthënie jashtë fushës. /Telegrafi/