Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina shënoi fitore dramatike ndaj Rahovecit 029

Sigal Prishtina shënoi pesë pikë në fund për fitore shumë të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me rezultat 75:73 në javën e dhjetë të ProCredit Superligës.

Ndeshja në kryeqytet ishte mjaft interesante, ku çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, duke përfunduar 15:17, derisa edhe periudha e dytë ishte ngjashme, 24:21, duke shkuar në pushim 39:38.

Lojë shumë interesante ishte në pjesën e dytë, vecanërisht në sekondat e fundit. Mysafirët po fitonin 70:73, por më pas Bailey shënon tre pikë dhe Burns dy, për 75:73.

Deondre Burns e përfundoi ndeshjen me 19 pikë e pesë asistime, ndërsa Adrio Bailey kishte 22 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët Julian Roche kishte 17 pikë e pesë kërcime.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore e katër humbje, ndërsa Rahoveci 029 katër fitore e gjashtë humbje./Telegrafi/