Sigal Prishtina e nis fuqishëm sezonin
05/10/2014
Basketbollistët kryeqytetas gjatë gjithë lojës janë treguar ekip shumë më i fortë se gjakovarët, këta të fundit u bënë ballë prishtinasve vetëm në periudhën e parë.
Me rezultatin në 35-43 në favor të Sigal Prishtinës, skuadrat shkuan në pushim.
Ndërkohë, edhe në periudhën e tretë dhe katërtë ishin basketbollistët nga kryeqyteti që dominuan dukshëm në lojë, ndërsa nikoqirët për asnjë moment nuk ia dolën që të ndalin lojën e mirë të ‘bardhekaltërve’.
Përfundimisht Sigal Prishtina mundi Vëllaznimin me rezultat 88-74, ndërsa lojtari më i dalluar në lojë ishte Dardan Berisha me 32 pikë të realizuara. /KP/


