Sienna pëlqen kopshtarinë
02/06/2009
Aktorja britanike tash është shumë e ngarkuar duke promovuar filmin e saj të ri “G.I. Joe: The Rise of Cobra” dhe kjo e mban larg nga dashuria e saj e re, kopshtaria.
“Kam një shtëpizë vere dhe një kopsht në shtëpinë në Londër, ku mbledh dhe rris perime për herë të parë në jetën time. Mezi pres të kthehem në kopshtin tim. Është gjithë për çka mendoj. Më pëlqen kopshti, shtëpia dhe qeni, andaj është vështirë të jem larg tyre”, ka thënë Miller.


