Please enter at least 3 characters.

SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË

2018/10/fatos-arapi-e1539264907929.png

Poezi nga: Fatos Arapi

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prapë s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: - Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër, -
Asaj që më rri mes zotave:

“Si s’të desha pak më tepër…”.