Si ndikon helmi i gjarprit në gjakun e njeriut? (Video)
14/07/2012
Gati dy milionë njerëz e kanë parë këtë video në YouTube. Shkencëtarët kanë marrë helmin e nepërkës, ndërsa e kanë përzier një decilitër të gjakut të njeriut.
Për vetëm disa sekonda, gjaku është “ngrirë”, gjë që tregon se sa i rrezikshëm është ky lloj helmi.
Fjala është për llojin që është përgjegjës për shumë kafshime vdekjeprurëse në Shri Lankë, Birmani dhe Indi. Shkencëtarët po hulumtojnë efektet e helmit, që do të mund të përdoret në shërimin e koagulimit të gjakut të njeriut. /Telegrafi/


