Si i zemëroi Pulisic tifozët e Interit në derbin e Milanos
23/09/2024
Ylli amerikan, Christian Pulisic, zemëroi tifozët e Interit me festimin e tij të golit, pasi i dha Milanit epërsinë në “Derby della Madonnina” të dielën mbrëma. Milani siguroi një fitore 2-1 ndaj rivalëve të qytetit, Interit të dielën mbrëma, duke i dhënë fund një serie prej gjashtë humbjesh kundër rivalëve të tyre të qytetit.Ylli amerikan Pulisic hapi ndeshjen pas vetëm 10 minutash lojë dhe festoi me shokët e tij nën një sektor stadiumi plot me tifozë Nerazzurr.
Ylli amerikan, në fakt, dukej se me gjestin e tij i ‘heshti’ tifozët e Interit pasi shënoi gol, kështu që tifozët vendas reaguan me zemërim. /Telegrafi/


