Please enter at least 3 characters.

Si duket Jennifer Lopez pa grim dhe pa zgjatime flokësh

2020/03/10668926-0-image-a-15_1551907953645.jpg

Tanimë e kemi kuptuar të gjithë se të famshmit që duken jashtëzakonisht mirë gjatë gjithë kohës kanë pas një ekip të tërë grimierësh, estetësh, floktarësh, trajnerësh, dietologësh e më the e të thashë

Këta profesionistë sigurisht përdorin produktet dhe shërbimet më të mira në botë dhe rezultati është në këtë rast, Jennifer Lopez, perfekte në çdo kënd, ndriçim a rrethanë.

Këto ditë, paparacët fotografuan këngëtaren dhe aktoren rrugëve të Miami pa zgjatime flokësh, pa grim dhe e pa nxirë.

Nëse prisni të duket si një njeri i thjeshtë, do të zhgënjeheni.

Duket si J.Lo, thjesht me flokë të shkurtra.

Sot kuptuam se të famshmit që duken jashtëzakonisht mirë gjatë gjithë kohës patën thjesht fat kur iu nda materiali gjenetik.