Please enter at least 3 characters.

Shumë skuadra pas Kumbullës, por Mourinho nuk e lejon largimin e tij nga Roma

2022/01/GettyImages-1354743949-scaled.jpg
224:"GENOVA, ITALY - NOVEMBER 21: Marash Kumbulla of AS Roma in action during the Serie A match between Genoa CFC and AS Roma at Stadio Luigi Ferraris on November 21, 2021 in Genova, Italy. (Photo by Fabio Rossi/2021 Fabio Rossi)
24:"AS Roma via Getty Images

Marash Kumbulla është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar për momentin në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar nuk ka pasur hapësira të mëdha nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe ka zgjuar interesimin e disa skuadrave italiane.

Fiorentina po këmbëngul për transferimin e tij, por në garë janë edhe Torino, Napoli dhe Verona për t'i marrë shërbimet e shqiptarit.

Përkundër interesimit nga skuadra të njohura, Kumbulla është i vendosur për të qëndruar te Roma.

Edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e tij, pasi ka filluar t'i jap më shumë hapësira lojtarit.

Roma ka bërë një investim të rëndësishëm në shqiptarin dhe Mourinho e sheh si një alternativë të rëndësishme atë për mbrojtjen.

Gjithsesi përkundër interesimit të skuadrave, Kumbulla është i vendosur të qëndrojë te Roma së paku deri në verë. /Telegrafi/