Please enter at least 3 characters.

Shtyhet samiti i BE-së

2020/09/602x338_cmsv2_4d345370-8d19-579d-82fe-8bf8c9ae27b9-4825060.jpg

Takimi i liderëve të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, i cili supozohej të zhvillohej më 24 dhe 25 shtator, është shtyrë për 1 dhe 2 Tetor në Bruksel.

E gjithë kjo pasi që një anëtar i sigurisë së Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ka rezultuar pozitiv për coronavirus, transmeton Telegrafi.

"Meqenëse oficeri i sigurisë ishte në kontakt të vazhdueshëm me presidentin, Charles Michel është në karantinë", shkroi në Twitter zëdhënësi i Këshillit Evropian, Barend Leyts.

Lates shton se Charles Michel testohet rregullisht dhe se kontrolli i djeshëm tregoi se ishte negativ për COVID-19.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara këtë vit është mbajtur në mënyrë virtuale shkaku i pandemisë globale. /Telegrafi/