Please enter at least 3 characters.

Shtyhet lansimi i raketës transportuese për në stacionin ndërkombëtar

2017/11/raketa-1.jpg
580:"epa05585346 A handout image release by the NASA shows the Orbital ATK Antares rocket, with the Cygnus spacecraft onboard, is raised into the vertical position on launch Pad-0A, at NASA's Wallops Flight Facility in Virginia, USA, 14 October 2016. Orbital ATK?s sixth contracted cargo resupply mission with NASA to the International Space Station will deliver over 5,100 pounds of science and research, crew supplies and vehicle hardware to the orbital laboratory and its crew. EPA/NASA/Bill Ingalls / HANDOUT MANDATORY CREDIT: NASA/Bill Ingalls HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES
27:"NASA/Bill Ingalls / HANDOUT

Paraqitja e papritur e një aeroplani, e ka detyruar shtyrjen e lansimit të paraparë për sot, të një rakete transportuese për në Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë.

Vetëm disa momente para se raketa Antares të nisej nga Wallops Island, në shtetin amerikan, Virxhina, së bashku me fluturaken transportuese Cygnus, kontrolli i fluturimit ka urdhëruar ndalje të procesit.

Mundësia e ardhshme për lansim është nesër pasdite.

Ky është misioni i tetë i kompanisë, Orbital ATK, që e ka nënshkruar kontratën prej 1.9 miliardë dollarësh me agjencinë e gjithësisë së Shteteve të Bashkuara, NASA, për furnizim të Stacionit ndërkombëtar të gjithësisë, gjatë disa viteve të ardhshme.

Fluturakja Cygnus është e ngarkuar me 3,365 kilogramë ushqim, pajisje dhe gjëra për eksperimente shkencore.

Nëse lansimi realizohet ashtu siç parashihet, ky furnizim do të arrijë në stacion më 13 nëntor.

Aktualisht, në Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë gjenden gjashtë astronautë: tre amerikanë, një italian dhe dy rusë. /REL/