Please enter at least 3 characters.

Shtyhet debutimi i Hazardit në La Liga, belgu do t'i mungojë Realit në ndeshjen hapëse të sezonit

2019/08/hazardi-reali-e1565958730434.jpg

Real Madridit do t'i duhet të bëjë pa yllin belg, Eden Hazard, në ndeshjen e parë të sezonit 2019/20 në La Liga.

Klubi mbretëror do ta fillojë sezonin e ri nesër (e shtunë) me ndeshjen ndaj Celta Vigos në Estadio de Balaidos.

Megjithatë, trajneri Zinedine Zidane do të ketë kokë-dhimbje shkaku i disa mungesave.

Pas Dani Carvajalit, i cili do të mungojë shkaku i kartonëve të marrë në sezonin e kaluar, Reali do të vuaj edhe mungesën e Hazardit.

Hazard do t'i mungojë Mbretërve në takimin ndaj Celtas shkaku i lëndimit.

Ylli belg raportohet se ka pësuar dëmtim në muskulin e përparmë të këmbës së djathtë dhe raportet e detajuara mjekësore do të dalin gjatë ditëve të ardhshme.

Ndeshja ndaj Celta Vigos do të zhvillohet nga ora 17:00. /Telegrafi/