Shtrenjtohen për dy centë nafta e benzina
25/04/2026
Ministria e Industrisë dhe Ndërmarrësisë ka paraqitur çmimet tavan për derivatet e naftës për të shtunën.
Në bazë të të dhënave për dy centë janë rritur çmimet e naftës dhe të benzinës për litër.
Ministria e Industrisë ka bërë të ditur se të shtunën një litër naftë mund të shitet me çmim prej 1.65 eurosh për litër, ndërsa një litër benzinë me çmim 1.42 euro.
Ndërkaq çmimi i gazit ka mbetur ai i njëjti, 87 centë për litër.
Ndryshe, të premten çmimi i naftës ishte 1.63 euro për litër dhe i benzinës 1.4 euro për litër. /Telegrafi/


