Please enter at least 3 characters.

Shqiptari përplaset me serbin

2016/01/shqiptari-p-euml-rplaset-me-serbin_hd.jpg

Kosovën në këtë evropian janë duke e përfaqësuar tre boksier, Pirro Quni, Fisnik Muharremi e Armend Xhoxhaj, të cilët edhe kanë mësuar kundërshtarët e tyre të parë, transmeton Telegrafi.

Punën më interesante do ta ketë Fisnik Muharremi, i cili do të përballet me kundërshtarin nga Serbia, Vladan Babiq në një duel që sigurisht se nuk shpëton pa u trajtuar si duel më shumë se një përballje boksi.

Pirro Quni përballet me boksierin holandez, Korving Roy, ndërsa boksieri më i mirë i Kosovës, Armend Xhoxhaj më 9 gusht takohet me boksierin anglez, Buatsi Joshua. /Telegrafi/