Please enter at least 3 characters.

Shqipëria U-21 arrin fitore kundër Hungarisë U-21 (Video)

2016/03/manaj-2-e1459195096144.jpg
14:"Ridvan Slivova

Shqipëria ka arritur të përmbysë rezultatin në 2-1 kundër Hungarisë.

Hungarezët kaluan fillimisht në epërsi Daniel Gera në minutën e 55-të.

Por kuqezinjtë e vegjël nuk u dorëzuan duke rikthyer gjithçka.

Liridon Latifi ka gjuajtur fillimisht në portë, por mbrojtësi largoi topin nga vija për tu kthyer te Latifi i cili me një asistim të bukur barazoi për 1-1. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 69-të.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i fitores. Ishte përsëri sulmuesi prishtinas Liridon Latifi ishte ai që bëri një asistim të bukur nga 25 metra duke e gjetur mbrojtësin Prenga në afërsi të portës i cili shënoi për 2-1.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria ka 12 pikë dhe gjendet në pozitën e dytë. /Telegrafi/